Mirë se vini në Ringside Residences!
Kompleksi rezidencial “Ringside Residences” është projektuar dhe ndërtuar në përputhje me standardet dhe kërkesat më të larta në treg. Arkitektura e objekteve është bashkëkohore. Në të mbizotërojnë elementet horizontale. Volumet janë të pastra, me llozha që kanë dalje në të gjitha fasadat. Çarjet në fasadë përsëriten në mënyrë ritmike në gjatësinë e katit, duke maksimizuar ndriçimin dhe ventilimin natyror. Puna jonë ka cilësi ndërkombëtare të certifikuar të ndërtimit. Këtu gjeni apartamente me parametrat më të mira termoizoluese.
Mirëqenia juaj, misioni ynë
Fasadat e objekteve do të vishen me elemente termike, të cilat do të shërbejnë për dekorimin dhe ndarjen volumetrike. Fasadat do të trajtohen me sistem kapot, vetrata duralumini gri me dopio xhami si dhe parapete metalike.
Gjelbërimi i territorit konceptohet me shtrime me pllaka guri dhe stola druri me gjelbërim të lartë kombinuar me atë të ulët, për të siguruar lidhjen organike të stukturës me ambientin përreth. Do të gjeni edhe një shesh lojërash për fëmijë dhe ambiente të sigurta për të luajtur, si dhe një pamje mahnitëse dhe relaksuese për të gjithë banorët.
Rezidencat janë menduar të kenë pavarësine e tyre si objekte, duke u shoqëruar me akse të reja të projektuara aksesimi për njerëzit dhe mjetet, për ta bërë sa më komode lëvizjen në kompleks. Kompleksi ka rreth 541 poste parkimi nëntokësore, për banorët dhe për vizitorët, ku secili prej objekteve ofron dy kate parkimi nëntokësore.
Apartamentet karakterizohen nga një plan urbanistik i menduar me një numër minimal korridoresh, në favor të hapësirave të banimit.
Objekti 1 ka trajtën e objekteve me oborre të brendshme, të cilat shërbejnë si hapësira të gjelbëruara dhe hapësira kalimi për banorët. Hyrjet për banorët janë menduar të jenë në pjesën e brendshme të objektit. Objekti 1 ofron përkatësisht 192 apartamente, prej të cilave 74 apartamente të tipologjisë 1+1, 112 apartamente të tipologjisë 2+1 dhe 6 apartamente të tipologjisë 3+1. Apartamentet kanë hapësira të bollshme, moderne dhe me arkitekturë të thjeshtë. Ato janë dizenjuar në konceptin për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën dhe me ballkone me një pamje të mrekullueshme
Seksione: 4 seksione
Tipologjia: Apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1
Hapësira shërbimesh: 971 m2
Total poste parkimi: 199 njësi
Objekti 2 ka trajtën e objekteve me oborre të brendshme, të cilat shërbejnë si hapësira të gjelbëruara dhe hapësira kalimi për banorët. Hyrjet për banorët janë menduar të jenë në pjesën e brendshme të objektit. Objekti 2 ofron përkatësisht 201 apartamente, prej të cilave 90 të tipologjisë 1+1, 104 apartamente të tipologjisë 2+1 dhe 7 apartamente të tipologjisë 3+1. Apartamentet kanë hapësira të bollshme, moderne dhe me arkitekturë të thjeshtë. Ato janë dizenjuar në konceptin për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën dhe me ballkone me një pamje të mrekullueshme.
Seksione: 4 seksione
Tipologjia: Apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1
Hapësira shërbimesh: 1271 m2
Total poste parkimi: 155 njësi
Objekti 4 dhe Objekti 5 funksionojnë si një objekt i vetëm, pasi lidhen në katet nëntokë me njëri-tjetrin. Ato ofrojnë 120 apartamente, prej të cilave 48 të tipologjisë 1+1, 66 të tipologjisë 2+1 dhe 6 të tipologjisë 3+1. Apartamentet kanë hapësira të bollshme, moderne dhe me arkitekturë të thjeshtë. Ato janë dizenjuar në konceptin për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën dhe me ballkone me një pamje të mrekullueshme
Seksione: 3 seksione
Tipologjia: Apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1
Hapësira shërbimesh: 1655 m2
Total poste parkimi: 128 njësi