Mirësevini në Ringside Residences
Kompleksi rezidencial “Ringside” është projektuar dhe ndërtuar në përputhje me standardet dhe kërkesat më të larta në treg. Arkitektura e objekteve është bashkëkohore, në të cilën mbizotërojne elementët horizontale. Volumet janë të pastra me llozha që kanë dalje në te gjitha fasadat. Çarjet në fasadë përsëriten në mënyrë ritmike në gjatësinë e katit duke maksimizuar ndriçimin dhe ventilimin natyror.Me cilësi ndërkombëtare të çertifikuar të ndërtimit dhe apartamente me parametrat më të mirë termoizolues.
Mirëqenia juaj është misioni ynë
Fasadat e objekteve do të vishen me elemente termike që do të shërbejnë për dekorimin dhe ndarjen volumetrike.
Fasadat do të trajtohen me sistem kapot, vetrata duralumini gri me dopio xhami, si dhe parapete metalike.
Gjelbërimi i territorit kombinuar me shtrime me pllaka guri dhe stola druri me gjelbërim të lartë kombinuar me atë të ulët për të siguruar lidhjen organike të stukturës me ambientin përreth. Shesh lojërash për fëmijë dhe ambiente të sigurta për të luajtur, si dhe një pamje mahnitëse dhe relaksuese për te gjithë
Rezidencat jane menduar te kene pavaresine e tyre si objekte, duke u shoqeruar me akse te reja te projektuara aksesimi per njerezit dhe mjetet,per ta bere sa me komode levizjen ne kompleks. Kompleksi ka rreth 541 postesh parkimi nentokesor si për banorët ashtu edhe për vizitorët, ku secili prej objekteve ofron dy kate parkim nëntokësor.
Apartamentet karakterizohen nga një plan urbanistik i menduar me një numër minimal korridoresh në favor të hapësirave të banimit.