Rreth nesh
Shoqëria “Met Invest”, me seli në adresën rruga “Lekë Dukagjini”, Pallati 11, Kati 2, Tiranë, është themeluar më 04.01.2018. Ushtron veprimtari në fushën e ndërtimit, studimit, projektimit dhe supervizimit në fushën e ndërtimit në kategori nga më të ndryshmet, si infrastrukturë, punime civile, industriale, mekanike, elektrike, hidraulike, etj.
“Met Invest” ushtron edhe veprimtari të tjera, si import dhe eksport të materialeve apo mallrave të ndryshme industriale, hidrosanitare, hidraulike, makineri/pajisje industriale, pjesë këmbimi të tyre, transport mallrash brenda dhe jashtë vendit, shitje e blerje të pasurive të paluajtshme. Shoqëria merr përsipër edhe administrimin e qendrave të banuara, pallateve, rezidencave dhe qendrave tregtare.
Një tjetër fushë veprimtarie e shoqërisë është prodhimi i energjisë elektrike nëpërmjet shfrytëzimit të metodave të ndryshme teknologjike, veçanërisht i metodave që shfrytëzojnë burimet e rinovueshme natyrore. “Met Invest” mund të ndërtojë edhe impiantet e prodhimit të energjisë elektrike, të realizojë menaxhimin, operimin, administrimin dhe shfrytëzimin e tyre, të realizojë kërkime në fushën e energjisë së rinovueshme, trajnime dhe bashkëpunime të ndryshme, të financojë organizata jofitimprurëse, institucione universare e akademike si dhe aktivitete të tjera në fushën e energjisë së rinovueshme, të bashkëpunojë me organet publike, shtetërore, qendrore dhe/ose vendore, me subjekt edhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare për realizimin e aktivitetit të saj, etj.
Synimet e “Met Invest” shtrihen përtej fitimeve të thjeshta financiare. Përkushtimi ynë parësor bazohet në zhvillimin e përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit, duke ndjekur një vizion që harmonizon zhvillimin ekonomik me mirëqenien sociale dhe ekologjike.
Shoqëria angazhohet për të lënë një ndikim të qëndrueshëm në industri, duke promovuar jo vetëm përfitimin, por edhe një trashëgimi praktikash ndërtimi të përgjegjshme dhe inovative.